Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga shqyrtimi i çështjes së tij. Berisha e argumentoi kërkesën e tij duke pretenduar se Xhaferllari është bashkëjetuese me Enkeljed Alibeajn, një marrëdhënie që, sipas tij, krijon konflikt interesi në këtë rast.
Enkelejd Alibeaj, ish-kreu i komanduar i PD-së dhe i vetmi deputet i opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve, votoi për heqjen e mandatit të Berishës kur u kërkua nga SPAK.
Nga ana tjetër, Gjykata, me shumicë votash, vendosi se kërkesa e avokatëve të Berishës ishte e pabazuar në prova, duke e rrëzuar atë. Seanca për shqyrtimin e ankesës së Berishës mbi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” do të zhvillohet më 19 nëntor.