GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-shefit të forcave operacionale Oltian Bistri, si dhe pesë të akuzuarve të tjerë që u arrestuan gjatë operacionit “Metamorfoza”. SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë vrasje, krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve, formimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe korrupsion.
Në seancën e zhvilluar të premten, trupi gjykues ka vendosur që të dërgojë për gjykim Pëllumb Gjokën, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita. Firmosja e urdhër-arresteve nga Prokuroria e Posaçme ka pasuar pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”.
Njoftimi nga SPAK:
Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjykim të procedimit penal nr.09/2023, me të pandehur Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.
Në seancën e datës 11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 77, datë 08.11.2024, vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 9/2023 në ngarkim të pandehurit:
Pellumb Kole Gjoka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal.
Behar Muhamet Brajoviq i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal;
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319-25 i K.Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/1 dhe 334 i K.Penal. iii. Edmond Luigj Preka i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gj.N (B), kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 78/2-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 278/1-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.
Astmer Astrit Bilali i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.
Ardrit Qemal Hasanbegaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 80-28/4, 333/a/2 dhe 334 i K.Penal.
Oltian Dervish Bistri i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 259, 287/1 dhe 295/a/2 i K.Penal.
Xhevahir Halim Lita i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” (dy herë), parashikuar nga neni 295/a/3 dhe 319/ç i K.Penal.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë.
Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr.9/2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga të pandehurit.
Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.