Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë duke rritur dënimin me 1 vit burg për ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Elbasanit.
Për Lefter Kokën u caktua dënimi me 10 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj.
Alqi Bllako gjithashtu u dënua për shpërdorim detyre me 4 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar shkon në 2 vite e 8 muaj burg.
Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime, përfshi biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, të cilët janë në kërkim.