Leonard Luzi, i akuzuar si porositësi për vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës është ekstraduar në vendin tonë nga Spanja.
47-vjeçari nga Vlora u dorëzua nën masa të rrepta sigurie, pas arrestimit në korrik të këtij viti në Madrid.
I njohur ndryshe si Leonard Sejno, ai akuzohet se organizoi vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt, pëpërmjet Amarildo Nikollit, për të marrë hak për vrasjen e kushëririt të tij.
Vrasja e tyre u parandalua pasi policia arrestoi Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.
Amarildo Nikolli mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe tashmë dosja penale ndaj tij po trajtohet nga SPAK.
Nga ana tjetër, Ervis Matodashaj është një nga personat e akuzuar për vrasjen e Erigert Zejnos, kushëri i Leonard Luzit, në vitin 2013.