Prej disa vitesh Biznesmen shqiptarë, Personazhe publike por edhe Subjekte të cilat sot hetohen nga Prokuroria e Posaçme kanë fituar statusin e investitorit strategjik, masivisht për prona në bregdetin shqitpar.
Më i fundit status është ai i dhënë Turjan Hyskos për Resortin në njësin administrative Lukovë pjesë e Bashkisë Himarë në Jug të vendit.
Referuar të dhënave nga Open Data Albania dhe Open Corporate Albania rezulton se si pjesë e Investitorit Strategjik rezultojnë dhe shtetas Iranian të cilët kanë lidhje ortakërie me kompanitë që Hysko ka bërë marrëveshje për të ndërtuar resortin.
Statusin e Investitorit Strategjik e ka fituar Hysko me emërtimin ATARA RESORT & VILAS :
Statusi strategjik “Investim strategjik me proçedurë të veçantë” i jepet projektit të investimit “ATARA RESORT & VILAS”, për një periudhë 3 (tre) vjeçare.
Ky statatus i është dhënë sipas vendimit:
Nr. 9, datë 23.07.2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), u miratua statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “ATARA RESORT & VILAS” me subjekte aplikuese “LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA” Shpk me NUIS M11906023S dhe “TO27 CONSTRUCTION” Shpk me NUIS M32306003N, në ZK 2518, fshati Lukovë, Bashkia Himarë. Projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi “private” të subjekteve aplikuese, gjithashtu një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi “shtet”. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.
Po ashtu një tjetër kompani e cilas sipas të dhënave në Open Data Albania ka fituar të njëjtin status për të njëjtin objket është edhe LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA” Shpk me NUIS M11906023S
Sipas Vendimit Nr. 9, datë 23.07.2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), u miratua statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “ATARA RESORT & VILAS” me subjekte aplikuese “LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA” Shpk me NUIS M11906023S dhe “TO27 CONSTRUCTION” Shpk me NUIS M32306003N, në ZK 2518, fshati Lukovë, Bashkia Himarë. Projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi “private” të subjekteve aplikuese, gjithashtu një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi “shtet”. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.
LUKOVA BAYSIDE HOTEL & SPA” Shpk me NUIS M11906023S, ka si aksioner Hekuran Brahimaj një ish zyrtar lokal të bashkisë Vorë me 65 % të aksioneve dhe Turjan Hysko me 35 % të aksioneve.
Kjo kompani ka administrator shtetasin shqiptarë Brahimaj, por po ashtu edhe një historik të sajin.
Ish pronarë të kësaj kompanie janë Fikret Bregu me 33 % dhe Sefer Selim Edrem po me 33 %. Të dy këta shtetas të huaj lindur dhe banues në Vushtri Kosovë, ndërsa Edrem ka shtetësi Turke.
Edrem dhe Bregu janë po ashtu në marrëdhënie bashkëpronësie me Hekuran Brahimaj edhe në kompanitë IATP-Al, ALRES ENERGY 4, ALRES ENERGY 3, ALRES ENERGY 2, si dhe në kompaninë ALBANIAN ASSET MANAGEMENT GROUP.
E pikërisht kompania ALBANIAN ASSET MANAGEMENT GROUP rezulton se ka objekt të saj edhe tregun imobiliar dhe ka si aksioner 4 shtetas, Shqiptarin Brahimaj, Turkun Edrem, Kosovarin Bregu dhe Iranianin Hadi Malek Mohammadi.
Obejkti kësaj kompani është “Menaxhimin e investimeve te lidhura kompani te qe ushtrojne aktivitet ne fushen e bujqesise, energjetikes, apo ne sektore te tjere qe kane potencial te larte rritjeje. Ne kete kuader, shoqeria ka nje rol aktiv dhe monitorues ne menaxhimin e kompanive ne te cilat jane bere investime.Ofrimin e sherbirneve keshillimore ne sektoret perkates per te ndihmuar qe kompanite ne te cilat eshte investuar, te realizojne potencialin e tyre te plote dhe te arrijne qellimet e tyre financiare afatgjata.ndermjetesimin dhe lobimin per investime ne sektore te ndryshern te ekonomise me qellim kthimin potencial te investimit dhe realizimin e perfitimeve terheqese ekonomike per periudha afatgjata. Shoqeria mund te kryeje te gjitha operacionet tregtare, industriale, financiare, mobiliare, imobiliare te konsideruara site nevojshme ose te dobishme per arritjen e objektit te aktivitetit te shoqerise, duke saktesuar se aktiviteti financiar mund te kryhet vetem me qellirn realizimin e objektit te shoqerise”
Shqipëria prej më shumë se një vit i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranian ndërsa dëboi edhe diplomatët nga e Iranit pasi ata dyshoheheshin për aktivitete keqbërëse dhe sulmet kibernetike në shqipëri.
Pyetja e cila mbetet ti japë një përgjigje Komiteti i Investiemve Strategjike është: A ka patur një kontroll mbi përfituesit real të kësaj Leje dhe nëse ka apo jo Interesa të Iranit apo Binzesmenëve Iranian apo Para Iraniane në këtë Investim?