Prokuroria e Tiranës paraqiti pretencën për dhunën në familje mes Princit Leka II, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.
Organi i akuzës ka kërkuar dënime të ndryshme për secilin prej të pandehurve.
Për Princ Lekën, organi i akuzës kërkon një dënim prej 1 vit burg për dhunën e ushtruar ndaj ish-vjehrrit Gjegj Zaharia dhe 6 muaj të tjerë për dhunën ndaj ish bashkëshortes Elia.
Prokuroria kërkoi bashkimin e dënimeve në 15 muaj por zbritjen në 10 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Megjithatë prokuroria kërkon që për princin dënimi me burg të konvertohet në 20 muaj shërbim prove dhe ai të mos frekuentojë vende të caktuara dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar. Gjithashtu, prokurori Dritan Nushi ka kërkuar 1 vit burg për Gjergj Zaharinë, që pas zbritjes në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar të konvertohet në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu për Elia Zaharinë prokuroria ka kërkuar 6 muaj burg, që konvertohen në 8 muaj shërbim shërbim prove. Seanca e radhës, ku do të shpallet vendimi përfundimtar, është caktuar për 13 dhjetor.
Elia Zaharia së bashku me babain e saj Gjergj Zaharia, u përfshinë në një konflikt fizik me Princ Lekën gjatë periudhës së nisjes së divorcit të ish-çiftit.
Hetimet nga prokuroria nisën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku ish-çifti, Leka Zogu dhe Elia Zaharia, shfaqeshin në momente tensioni, përfshirë përplasje verbale dhe fizike.
Pas publikimit të videos, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallzim në polici, ku akuzuan njëri-tjetrin për dhunë fizike.
Princi denoncoi se është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia. Ndërkohë akuzat u hodhën poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretenduan se janë ata viktima të dhunës