Policia ka arrestuar Flamur Rrajën, vëllain e ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.
Ai ishte shpallur në kërkim para disa ditësh pas dhunës së ushtruar ndaj familjes së Kujtim Cacës.
Dyshohet se konflikti mes tyre ishte për çështje pronësie.
Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja, teksa ky i fundit ka qenë arrestuar edhe më herët pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet, ndërsa i ati ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja dhe atëherë qe shpallur në kërkim.