Një sherr mes disa adoleshentëve ka ndodhur pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.
Sipas informacioneve, një 14-vjeçar i goditur me thikë ka ndërruar jetë në spital.
I mituri me iniciale M. C. 14 vjeç është goditur në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, i mituri me iniciale L. M. 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje stabël në spital, ndërsa adoleshenti i tretë ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë.
Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes, teksa mësohet se sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale.
Adoleshentët janë nxënës në shkollën “Fan Noli” si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.
Comments 2