Vritet me Silenciator në Tiranë 28 vjeçari, Klaudio Prendi. Atentati ka ndodhur në Lagjen Xhamlliku në Tiranë.
Autorët pas krimit kanë djeur automjetin në zonën e Farkës në Tiranë.
Kjo është vrasja e dyrë në më pak se një javë, pas asaj të ish drejtuesit të SHISH Eduart Reçi.
WebLajm.com mëson se viktima është djali ish gjyqtarit të krimeve të rënda Fran Prendi.
Dy vite më parë Prendi u shpall në kërkim nga Policia e Pukës pasi u dyshua si person që qëlloi me armën në ktë qytet.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.