Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku morën pjesë 2 boksierët shqiptarë, vjen fitorja e parë kuqezi.
Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.
Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara ndërkohë që nuk ka asnjë humbje vetëm fitore dhe një barazim.
Pas ndeshjes Bermeta për mediat angleze deklaroi: “Faleminderit shumë organizatorëve dhe shqiptarëve që erdhën këtu. Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë njerëz nga vendi im pasi është hera e pare për mua që boksoj në një prej arenave më të famshme në botë. Arrita ta mundja kundërshtarin sepse e godita shumë nga pjesa brezit nga barku që e bëri të zbulohej dhe më pas ta hidhja,” – tha boksieri shqiptar./ SuperSport