Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER – Committee of Permanent Representatives), një organ i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, i përbërë nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare i ka kërkuar vendit tonë të bashkëndajë qëndrimin për grupkapitullin e VI të negociatave te anëtarësimit që përshin ‘Marrëdhëniet e jashtme”. Nga ana tjetër edhe Këshilli i BE-së do të përgatisë qëndrimin e tij për të diskutuar hapjen e bisedimeve për këtë kapitull. Kjo do të jetë pjesë e diskutimit në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë, që të hapet brenda këtij viti. Lajmin e ka publikuar në faqen e vet në rrjetin social X Presidenca Hungareze e BE.
Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheyi tha se nevojitet përshpejtimi i procesit të zgjerimit për një BE të fortë. Në konferencën e posacme për median, atë ditë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto paralajmëroi se mund të hapej ky grupkapitull.
Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit./ Scan