Mbi 50 persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me protestën e organizuar dje nga opozita, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar. Deputetët që udhëhoqën protestën po hetohen në gjendje të lirë.
Protestae djeshme u shoqërua me tensione dhe përplasje në disa pika të Tiranës, ku protestuesit tentuan të bllokojnë trafikun si pjesë e një aksioni të mosbindjes civile. Incidentet përfshinë edhe konfrontime me forcat e rendit, ku në Rrugën e Elbasanit deputeti Flamur Noka u përplas me një efektiv policie.
Nga ana tjezër, te Sheshi Wilson dhe te Bashkia, policia përdori autobot me ujë për të shpërndarë turmat apo gaz lotsjellës.
Para fillimit të protestës, Drejtoria e Policisë së Tiranës i dërgoi një paralajmërim sekretarit të PD-së, Flamur Noka, duke theksuar se bllokimi i trafikut konsiderohet vepër penale. Në shkresën e policisë u nënvizua se organizatorët e protestave që shkaktojnë pengesa në qarkullim do të mbajnë përgjegjësi ligjore.