Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua bonusi i fundvitit për pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Ministri Blendi Gonxhja dha detaje nga ky vendim, si dhe saktësoi përfituesit.
“Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, që është më i madhi ndonjëherë për 724 mijë e 933 pensionistë, nga të cilët 511 mijë e 173 pensionistë me pension deri në 20 mije lek do marrin 150 euro ose 15 mijë lek, 213 mijë 760 pensionistë që janë me pesnione me mbi 20 mijë lek përfitojnë 100 euro ose 10 mijë lek. Theksoj se 65 763 pensionistë invalidë, 44 561 mijë pensione familjare gra e burra të ve, fëmijë jetim do kenë bonus të plotë 15 mijë lek. Janë dhe pensionet ushtarake. Nga 91 mijë pensionet e fshatit, si mesatare bonusi rrit me 12% pensionin vjetor për 5.174 pensione të invalidëve në fshat u rritet pensioni vjetor me 14.5 % dhe për 2.300 pensionet familiare në fshat ky bonus e ka efektin sikur të rritej bonusi vjetor me 66%. Fondi 100 mln rrit me 9% një pension prej 9 mijë lek. Rritet 13% një pension social.”
Por kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë përfituesit?
“Për këtë bonus mund të flas se siç e theksova është më i madhi ndonjëherë në historinë e vendit s ai takon bonusit të fundvitit. Pagesat do të nisin nga java e dytë e dhjetorit me zbardhjen e aktit dhe me përgatitjen e gjithë procedurave nga ana e institutit të sigurimeve shoqërore nisin pagesat për të gjithë pensionistët në të njëjtën mënyrë si kanë ndodhur gjithmonë.”/ Scan