AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë.
Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.
Të pezulluar janë:
Nënkomisar Ardian Baçina, me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.
Inspektor Sokol Kroni, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor Zef Doçi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor Kristjan Lokthi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nënkomisar Gjergj Mala, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
Inspektor Faik Latifi, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.