Armando Broja ka luajtur ndeshjen e tij të dytë me Everton U-21, kësaj radhe kundër skuadrës së Nottingham.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua për 70 minuta me ekipin e të rinjve, teksa u kthye dhe protagonist në një nga dy golat që Everton shënoi në disfatën 2-4 kundër Nottingham.
Në minutën e 68’, me një sprint fantastik, Broja lëshoi një gjuajtje me të djathtën brenda zonës, që u ndal nga portieri kundërshtar, teksa me topin e kthyer, shoku i tij i skuadrës e dërgoi në rrjetë.
Trajneri i Everton u shpreh përpara këtij takimi se sulmuesi kuqezi do të vëzhgohej nëse do të ishte gati për grumbullimin e parë me skuadrën nga Liverpul, me një test që duket se u kalua me sukses nga Broja, i cili mund të debutojë këtë të diel kundër Manchester United në Premier League./ SuperSport