Buxheti për vitin 2025 është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim.
Ky buxht pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit, teksa shpenzimet parashikohen në vlerën e 8.2 miliardë euro ose 822.7 miliardë lekëve.
Paratë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare.