Pas kthimit nga gjermania, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për veprimet hetimore të spak bëra prej mëngjezit të sotëm ndaj familjarëve të tij.
Reagimi Veliaj në X
Hetimet e SPAK, reagon Veliaj: Janë të mirëpritura dhe i mbështes në çdo hap; përbuz me neveri lajmet e rreme nga mediat qe shantazhojneKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me hetimin e nisur nga SPAK dhe zhvillimet e ditës së sotme. Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj nënvizon se i mirëpret dhe i mbështet hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me këtë çështje. Reagimi i plotë:Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.