T’i përgjigjesh drejtësisë nuk është zgjedhje. Është detyrim. Erion Veliaj e di këtë, e pranon, e ka bërë dhe e ka bërë standard publik e politik.
Erion Veliaj e bëri këtë për plot 7 orë në Prillin e këtij viti. Nëse ju kujtohet, shkoi në SPAK dhe priti në holl pasi ishte përpara orarit.
Po kush nga Elita Politike rri e pret në radhë, apo qoftë edhe jashtë orarit? Shumë nga kjo elitë, me aq sa mundet dhe me aq sa ka akses, mundohet të lërë orare ku media dhe opinioni publik nuk mund ti shohi tek dera e SPAK.
Në këto tre dekada, por edhe në kohën e diktaturës, paria ka pasur dhe do të ketë privilegje. Fundja, ky është pushteti i dhënë me votë.
Prej vitesh, e veçanërisht muajt e fundit, në publik dhe media nuk kanë munguar akuzat dhe aludimet se qytetari i parë i Tiranës: Kontrollon SPAK-un, Ndikon në SPAK, dhe deri në SPAK ka frikë nga Lali, sepse është koleg❗️
Kjo pasi Erioni tha para mediave se SPAK është një institucion serioz që ia ka vlejtur investimi, dhe ai u pyet nga dy kolegë hetues në Prill.
Koleg ishte fjala e pagjetur nga ai në përballjen me mikrofonat e mediave, teksa doli nga SPAK. Por kjo nuk e bën atë aspak si “elitën”, e cila në mbi tre dekada çdo veprim të drejtësisë e cilëson Sulm Politik, Gjyq Publik, ose Drejtësi me Regji dhe Hakmarrje Politike.
Nëse zoti Veliaj do t’i kishte hetuesit e BKH dhe Prokurorët e SPAK vërtet kolegë, do të kishte pasur konflikt interesi në hetimin ndaj tij.
Jo vetëm që nuk ka, por as nuk po e lë SPAK dhe BKH pa hetuar, pasi ai i etiketoi kolegë. Përkundrazi, jo vetëm ai por po i hetojnë familjen dhe të afërm.
Nëse Veliaj do të drejtonte hetimet e SPAK, do të dirigjonte dosjet apo do të ndikonte tek SPAK ose Prokurorët, ai do të kishte mundësinë më minimale: të ishte i pranishëm kur i trokitën në shtëpi. I trokitën, dhe i zoti i shtëpisë nuk ishte, por ama as e mohoi derën e tij, bashkëshorten, vëllain apo familjen.
Shumë aluduan se nuk do të kthehej, se ka masë, do të arrestohet, do të arratiset. Por si shumë fake news të dy viteve nga dosja inceneratori dhe 5D, ndodhi e kundërta. U kthye, nuk e anatemoi as SPAK-un, as hetimin. Por publikisht pranoi se ai, e jo vetëm ai, por edhe familja e tij do të përgjigjet. Siç ndodhi në fakt edhe dje, përtej faktit që BKH nuk kishte një vendim gjykate, por thjesht një dispozitiv ose një shkurtim të vendimit në proçedurë.
Veliaj është ndër zyrtarët që nuk ka penguar hetimin për asnjë drejtor që ka pasur vartës dhe që kanë shkelur ligjin. Një drejtues që zor e gjen në malin e dosjeve të pushuara me proçedurë, të dosjeve të pahetuara ndër vite, apo të parashkruara në zullumin e orës politike që nuk ndalet. E jo vetëm që nuk ndalet, por kërkon fronin e përjetësisë, duke delegjitimuar edhe arsyen përse ekziston rrotacioni dhe vota.
A ka gabime Veliaj? Po, shumë. A ka Tirana probleme? Po, aq shumë sa që edhe sikur Veliaj të ikte sot, Tirana do të ishte po ashtu për shumë arsye që datojnë përpara vitit 2015.
Dhe për aq arsye dhe vendime që në këto 9 vite nuk kanë firmën apo vulën e Veliaj.
Qytetërimi nuk bëhet nga kryetarët, por nga qytetarët. Ndaj, as Tirana nuk do të bëhet më e mirë apo më keq nëse SPAK e heton, por Shqipëria dhe Tirana, pushteti dhe politika duhet të kuptojnë se standarti Veliaj është ai që: respekton kur drejtësia flet dhe paraqitet kur drejtësia të kërkon.
SPAK vendosi një masë sigurie ndaj politikanit më të fuqishëm në Shqipëri, z. Berisha. Pas tij, z. Meta.
E pyeti z. Veliajn. U bëri kontroll familjarëve të tij.
SPAK ka një standard. Provat, pastaj prangat.
Politika duhet t’i kthejë publikut besimin dhe shërbimet e munguara. Kjo pasi, sot, ndër shqiptarët, SPAK besohet më shumë se politika. Që nesër, për të mos qenë Republika e Magjistratëve, standardi Veliaj duhet vijuar.
Nesër, politika nuk duhet të thotë më: “Është politike, është regji, dhe aspak.”
Drejtësia nuk është politike, edhe pse e zgjedh politika.
Ndaj, “Lali” nuk mund të jetë nga dje i njëjtë me publikun. Ai është në muajin e tij të lindjes, në prag të 45 vjetorit. Ai ka sprovën finale, që e ardhmja si përket të shkuarës dhe borxh i ka vetëm votuesve dhe familjes së tij.
Aktorët e tjerë i ka rivalë, i ka kundërshtarë politikë dhe disa bashkëudhëtarë me rrugë qorre.
Rruga politike, kur kalon nga drejtësia, nuk është gjithmonë e gabuar. Shpesh, ajo është rruga që duhet kaluar për të kuptuar sa dhe pse ia vlen një standard si ky dhe një Shqipëri më e mirë.
Rusta kemi pare ckemi pare por kete shkrim e ke qare, te shkon per shtate dhe per karakter! Te ben unik! Sikur ta kishte shkruar vet kryetari me mire sdo dilte! Gazetare mbase sbehesh por ska gje, prandaj je i vecante! Jo te gjithe e arrijne kete dbuallikun tend! Pseudo Gazetar!