Rregullorja e brendshme e propozuar për zbatimin në shkollën e baletit nga 2024-2025, ka hapur debat mes nxënësve, mësuesve dhe grupeve të interesit në artin ku shqipëria ka prodhuar talente edhe përtej kufijëve.
WebLajm.com ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një kopje të kësaj rregullore ku nxënësve u ndalohet pjesmarrja në kurse private jashtë orarit mësimor e po ashtu u ndalohet të marrin pjesë në shfaqe apo konkurse televizive.
Edhe pse ende ska një shojegim publik nga ministria apo drejtoria arsimore, privimi i nxënësve në konkurse apo shfaqe rezulton të jetë një privimin “lirie” pasi gjithkush është i lirë të bëj çfarë dëshiron pas orarit mësimor me jetën dhe kohën e tij të lirë.
Ja se çfarë thuhet në pikën a dhe b të këtij dokumenti që u është vën kusht firmosje për vijimin e shkollës.
a) Si një shkollë specifike nxënësve të shkollës nuk u lejohet të kryejnë kurse private me mësuesit e shkollës dhe me studio private.
b) Nxënësit të shkollës u ndalohet pjesëmarrja në konkurset, shfaqjet televizive kombëtare dhe ndërkombëtare me studio private si dhe çdo llojë aktiviteti që cënon proçesin mësimor dhe imazhin e shkollës.
c) Çdo aktivitet që do të kryhet pa miratimin e një komisioni të ngritur në shkollë, ndaj mësuesit edhe nxënësve do të merren masa administrative.
Kjo marrëveshje ka edhe mjaft pika të cilat menaxhojnë rregullin, etikën dhe qytetarinë në ambjentet e shkollës dhe vlen të përkrahet apo zbarohet.
Ajo çka e bën këtë dokument të paligjshëm dhe kundër lirive dhe të drejtave të njeriut është fakti se si mësuesit dhe nxënësit nuk janë pronë e komisionit apo shkollës. Çdo kush jashtë orarit zyrtar të punës dhe orarit mësimorë ka të drejtën jo vetëm të dy punësimit por edhe të lirisë së zgjedhjes për të përmbushur objektivat e veta. Kjo qoftë me kurse apo qoftë edhe me pjesmarrje në shfaqe apo gara e konkurse televizive.
Në shkolla janë spikatur e gjetur majft talente si nga dikur “ethet e të premtes” apo edhe gjeniu apo shfaqe të ndryshme televizive.
Pyetja që shtrohet për ligjshmërinë e këtij dokumenti është :A e dini se Privimi i Lirisë është vepër penale?