FESTA E TË VARFËRVE DHE TË DOBTËVE ËSHTË BURGU!
Sikur të mos u mjaftonte mjerimi ku i ka zhytur me keqqeverisjen e tij 10-vjeçare, Edi Rama po u ofron të varfërve dhe më të dobtëve për Krishtlindje dhe në prag të Vitit të Ri vetëm një festë: burgun!
Policia e “Rilindjes” njofton me bujë të madhe se ka proceduar penalisht një 56-vjeçare në fshatin Mborje të Korçës pse po riparonte banesën e saj për festa.
Kur të dobtit rregullojnë shtëpitë e tyre, për regjimin fashist quhet krim dhe meriton ndëshkim.
Kur oligarkët dhe të fortët ndërtojnë kulla pa leje mes Tiranës, amnistohen, pasurohen dhe shpërblehen nga “Rilindja” me tendera.
Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre ndaj këtij regjimi kriminal që i trajton shqiptarët e varfër si armiq, i shtyp, i dhunon, i arreston, u rrëmben pronën, u shkatërron të ardhmen dhe i dëbon nga Shqipëria!