Kompania e ndërtimit Kontakt shpk, është vlersuar me çmimin për “Cilësi dhe Shpejtësi në Ndertim” në CCIT Awards 2024, kompeticion ky i organizuar nga Dhoma Industriale e Tregtisë.
E renditur e para në kompanitë e ndërtimit për vitin 2024, Konakt SHPK ishte në listën e 29 bizneseve të vlersuara me çmim.
Kjo kompani ushtron aktivitetin e saj prej 1999, me një eksperiencë 25 vjeçare themeluar dhe drejtuar nga Inxhinjeri z.Fatmir Bektashi.
Në vitin 2000 Kontakt realizoi kompleksin e parë rezidencial në lagjen Komuna e Parisit ndërsa sot ka një sërë projektesh me inovacion dhe teknologji bashkëkohore ndërtimis si “Mangalem 21, SiRI, Marga, Magnet, Kaimi, Kadiu, OxA, AbA.
Deklarta zyrtare e çmimeve
4 dhjetori shënoi kulmin e 128-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me një ceremoni gala mbresëlënëse. Në këtë mbrëmje u nderuan sipërmarrësit dhe kompanitë që kanë dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Ky event prestigjioz u mbajt në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nën drejtimin e Ornela Gaçes, njëherazi drejtoreshës së eventeve në DHTIT dhe Erion Kristos. Ajo bëri bashkë një audiencë të pasur me personalitete të fushave të ndryshme, përfshirë politikanë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përfaqësues të trupit diplomatik, artistë dhe gazetarë.
Në këtë ceremoni, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shpërndau çmime të ndryshme sipërmarrësve dhe kompanive që janë dalluar në fusha të ndryshme të industrisë dhe biznesit.