Më 16 dhejtor 2024 Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti do të paraqitet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Teksa ende sbëhet i ditur proçesi që ai do të dëshmojë, sipas akuzës ai do të jap përgjigje për veprën penale që lidhet me nenin 414 të kodit penal: Korrupsionin dhe Shpërdorimin e detyrës.
Kjo vepër në rast se faktohet ka një marzh dënimi nga 1 në 8 vite.
Por çfarë thotë Kodi Penal i Kosovës, neni 414:
KAPITULLI XXXIII KORRUPSIONI ZYRTAR DHE VEPRAT PENALE KUNDËR DETYRËS ZYRTARE
Neni 414
Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar 1. Personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 2. Personi zyrtar që e kryen veprën penale nga paragrafi 1 i këtij neni dhe përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 3. Për qëllime të këtij neni, shpërdorimi i detyrës zyrtare përfshinë, por nuk kufizohet në: 3.1. shkeljen me dashje apo me dijeni të ligjit lidhur me detyrat apo punësimin e zyrtarit; 3.2. moskryerja me dashje e ndonjë detyre të domosdoshme të përcaktuar me ligj; 3.3. pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë së çfarëdo lloji si rezultat i kryerjes së detyrës zyrtare, përveç nëse pranimi i dhuratës, tarifës apo përparësisë lejohet me ligj; 3.4. keqpërdorimi i pasurisë, shërbimeve apo personelit qeveritar apo i ndonjë sendit tjetër me vlerë që i përket qeverisë e që ka rënë në kujdesin apo posedimin e zyrtarit si rezultat i detyrës apo punës së tij; 3.5. nënshtrimi me dashje i personit tjetër në keqtrajtim ose arrest, ndalim, kontroll, marrje, heqje, vlerësim ose barrë për të cilën e di se është e kundërligjshme; ose 3.6. ndalimi ose pengimi me dashje i tjetrit në ushtrimin apo gëzimin e ndonjë të drejte, privilegji, pushteti apo imuniteti ligjor.
Prokurorët që kanë firmosur fletëthirrjen dhe kërkuar dëshminë e Kurtit janë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, të dy prokurorë specialë nga Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar.