Aktori i njohur i ‘Portokallisë’ dhe ish-konkurrenti i ‘Big Brother Vip Kosova’, Rezart Veleshnja është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pas denoncimit se i kishte marrë makinën një miku dhe ia kishte shitur dikujt për 2 milionë lekë të vjetra. Burime për weblajm.com bënë me dije se “Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe më pas eka shitur për 2 milionë lekë . Pronari i njohuri i Veleshnja ka bërë denincim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për dyshime se ka konsumuar veprën penale të mashtrimit”.
Pronari i makinës ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është zbuluar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar nën akuzën për mashtrim.
Njoftimi nga policia Durrës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R.V, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.