Gjykata e Tiranës ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për 5 të arrestuarit në kuadër të një operacioni ndaj një grupi që trafikonin armë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në burg u lanë Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami. Ndërkohë për Euxhenio Manushin, që është arrestuar disa ditë më parqë edhe për një tjetër vepër penale, pasi u kap bashkë me shokun e tij Klajdi Serjani me 1 kg kokainë në makinë, seanca për vlerësimin e masës si pjesë e grupit kriminal u la për të dielën e 15 dhjetorit. 14 urdhër arreste janë lëshuar në një operacion të ndërmarrë kundër trafikut të armëve nga Policia e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës.
Gjashtë prej tyre janë arrestuar në Shqipëri dhe pjesa tjetër në Kosovë. Gjatë operacionit janë janë gjetur 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u janë kapur edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.