Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj mendohet se është arratisur.
Ish zyrtari duhej të kthehej në qeli për të kryer dënimin, pasi Apeli i GJKKO ia shtoi në 2 vite e 8 muaj për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.
Ai nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.
Sipas verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.