“Jam djali i vetëm, më nxirrni nga qelia të shkoj në shtëpi kam nevojë të marr ilaçe” Me këtë kërkesë Gerti Shehu ju drejtua gjykatës së apelit për të fituar lirinë pasi mbahet në burg për goditje ndaj ish kryeministri Sali Berisha.
Kërkesa u refuzua nga gjyqtarja Elona Toro e cila vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg dhënë më herët nga shkalla e parë.
Gerti Shehu mesditën e 6 dhjetorit teksa z.Berisha po i afrohej urës së bulevardit për tu bashkuar me protestuesit doli para truprojave duke e goditur me grusht në fytyrë.