Anton Gjini njohur edhe si Pashk Rrapi, biznesmen i ndërtimit dhe kompanis Alesio 2014 ka lënë qelitë e burgut.
Për WebLajm burime nga burgjet thanë se prej 4 ditësh ai është liruar me një urdhër ekzekutimi nga prokuroria e Kavajës. Ndërsa sqaruan burimet, tek burgjet ende ska shkuar një vendim i arsyetuar lirimi.
Biznesmeni arrestuar në Mal të Zi dhe ekstraduar në Spanjë u riatdhesua në Shqipëri. Fillimisht ai u vendos në burgun e Reç në Shkodër më pas në Rrogozhinë. Nga Rrogozhina ai nisi kërkesat për njohje e shlyrje dënimi me afatete e paraburgimit duke fituar lirinë. Ai u arrestua në Prill 2021pasi Spanja e kish dënuar si i përfshir në një rrjet të trafikimit të 50 kg heroinë.
Nga ana tjetër ndaj tij ka një hetim pasuror dhe SPAK i ka sekuestruar pasuritë 55 vjeçari përfshi edhe firmën Alesio.
Comments 1