Vetëm një ditë më parë, qeveria shqiptare miratoi kushtet dhe kriteret e sigurisë për kultivimin e kanabisit me licencë, si dhe për përdorimin e hashashit për qëllime mjekësore. Ndërkohë, pas kuintave dhe pa asnjë njoftim publik, agjencia e kontrollit të kanabis ka filluar funksionimin, duke shpenzuar brenda pak muajsh plot 250 mijë euro. Përveç faturave për qiranë e zyrës në një godinë luksoze në qendër të kryeqytetit, si dhe për honoraret e ekspertëve, janë paguar edhe tre fatura që arrijnë në afro 13 mijë euro për udhëtime jashtë vendit.
Kjo faturë, e dukshme për t’u konsideruar e ekzagjeruar, është paguar, edhe pse qeveria ka një kusht: të gjitha fluturimet duhet të jenë me kompani LOW COST dhe në klasën Ekonomike.
WebLajm.com ka siguruar transaksionet e këtij institucioni, i cili, megjithëse ka detyrim ligjor për t’u informuar në faqen e tij zyrtare, nuk tregon as kush e drejton dhe as kush janë anëtarët e stafit ose të bordit të licencimit. Ende nuk dihet zyrtarisht se cili është stafi i kësaj agjencie, as si bëhet rekrutimi i punonjësve. Një nga kushtet për 43 punonjësit është kalimi i vettingut, pra pastërtia e figurës.
Shënim:
Mbetet ende mister fluturimi i stafit jashtë vendit, qoftë për ekspertizë ndërkombëtare apo për ekspertë me honorar, kur në Shqipëri mund të mjaftonin këshilltarët nga Lazarati apo Malësia e Dukagjinit, ku ndodhen ekspertët më të mirë të kultivimit të kanabisit.