Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është thirrur nga Spak për deklarime. WebLajm.com mëson se drejtori i autoritetit të rrugëve është thirrur si person në dijeni për rrethanat e hetimit. Gjyli i është përgjigjur fletëthirrjes dërguar nga prokurori Dritan Prençi.
Ndonëse ai nuk pranoi të fliste para mediave, qëndrimi i tij në SPAK në cilësinë e deklaruesit ka lidhje me hetimet për tenderat e rrugëve edhe përgjatë kohës që z.Gjyli ka mbajtur postin e zv.drejtorit dhe ARRSH drejtohej nga z.Ervis Berberi po në hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Pamjet