Në GJKKO u zhvillua seanca për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Ai është nën akuzë për korrupsion të kryer në dy raste dhe ka kërkuar që procesi ndaj tij të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, kërkesë që u pranua.
Prokuroria e posaçme kërkoi kohë për të lexuar pretencën për Bllakon dhe seanca e radhës do të mbahet më 29 janar në orën 10:00.