Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme.
Para hyrjes së SPAK ai nuk pranoi të fliste, teksa pas daljes u shpreh:
“Njësoj këndshëm! Mund të them që dhashë disa shpjegim shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them çështjen. Isha deklarues. Dhashë shpjegime shtesë”.
Kjo është hera e dytë nga Maj 2023 kur ai u pyet në SPAK. WebLajm.com mëson se hetimet për rrugën Korçë-Ersekë janë arsye përse ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.
Isai në SPAK maj 2023