Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin “Shëngjin i vogël” të Tiranës, ku 81 vjeçari Xhemal Meta u gjet i pajetë në oborrin e banesës me plagë në pjesën e pasme të kokës, dyshuar të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Trupi i tij u konstatua mëngjesin e 13 Janarit nga një fqinj i tij, i cili njoftoi edhe policinë.
Fëmijët e viktimës kanë deklaruar se 81-vjeçari nuk ka pasur konflikte.
Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Xhemal Metës në Qafë Mollë të Tiranës.
Isuf Hasa ka goditir me çekiç 81-vjeçarin dhe më pas i vodhi paratë që kishte në xhep.
Nga kontrollet e kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.
Njoftimi nga policia:
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.