Gyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari kishte depozituar kërkesën për t’u tërhequr nga çështja e ish kryeministrit Sali Berisha, teksa edhe këtë radhë kërkesa e saj është rrëzuar.
Berisha më herët ka pretenduar se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo përbënte konflikt interesi, duke kërkuar largimin e saj, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.
Kërkesa e Xhaferllarit ishte e dyta pas asaj të Berishës, gjë e cila u rrëzua sërish nga Kushtetuesja.