Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili kërkoi ndryshimin e masës së arrestit me burg në një masë më të butë.
Kujtojmë se Beqaj akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe grup kriminal.
Kujtojmë se Beqaj është në burg prej 4 korrikut 2024 pasi SPAK dyshon se ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.