Tik Tok është mbyllur dhe ka ndaluar së punuari në orët e vona të së shtunës.
Kjo ka ndodhur pak para se të hynte në fuqi ndalimi kombëtar për aplikacionin.
“Një ligj që ndalon TikTok është miratuar në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se për momentin nuk mund të përdorni TikTok.
Jemi me fat që presidenti Trump ka deklaruar se do të punojë me ne për të gjetur një zgjidhje për rikthimin e TikTok sapo të marrë detyrën. Qëndroni të informuar!”-thuhet në mesazhin që shfaqet në aplikacion.