Presidenti Donald Trump ka nisur nga puna me veprime konkrete duke zbatuar ato që premtoi në fushatëm
Në pak orë në ditën e inagurimit si President nga zyra ovale ka firmosur 8 dekrete.
weblajm.com liston ato të cilat nisin nga heqia e shtetësisë të atyre që lindin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prindër emigrant të paligjshëm e deri tek largimi nga marrëveshja Parisit për klimën.
1- Shpalli emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, duke etiketuar kartelet kriminale si grupe terroriste. Ai gjithashtu i dha fund shtetësisë së të drejtës së lindjes për fëmijët e lindur nga prindër emigrantë pa status ligjor.
2- Rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, e cila do të detyrojë disa azilkërkues në kufirin jugor të presin në Meksikë për seancat e tyre në gjykatën e emigracionit në SHBA. Kjo do t’i lejojë ushtrisë amerikane të përfundojë murin kufitar dhe Sekretarit të Mbrojtjes të vendosë anëtarë të ushtrisë dhe Gardës Kombëtare në kufi.
3- Trump nënshkroi një veprim ekzekutiv duke deklaruar se është politika e Shteteve të Bashkuara të njohin dy gjini biologjikisht të dallueshme: mashkull dhe femër. “Këto janë gjini që janë të pandryshueshme dhe i kanë rrënjët në një realitet themelor dhe të pakundërshtueshëm.” Ndryshimi do t’u kërkojë agjencive qeveritare të përdorin përkufizimet në dokumente të tilla si pasaportat, vizat dhe të dhënat e punonjësve.
4- Iu dha fund programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
5- Shpalli emergjencën kombëtare të energjisë, që synon reduktimin e burokracisë dhe rregulloreve për sektorin e energjisë, dhe një emergjencë të dytë veçanërisht për burimet e Alaskës. Emergjenca kombëtare e energjisë do të lejojë prodhimin e qymyrit dhe burimeve natyrore.
6- Vendosi të lirojë rregulloret për makinat me karburant fosil dhe të shfuqizojë atë që ai e quajti mandatin e Presidentit Joe Biden për automjetet elektrike.
7–Tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën, çka u komunikua edhe nga Shtëpia e Bardhë.
8- Nënshkroi një memorandum presidencial për inflacionin.