Gjykata e Tiranës ka dënuar Princ Lekën me 1 vit burg për dhunën në pallatin mbretëror.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, nën akuzën “Dhuna në familje”.
Me 10 muaj u dënua Gjergj Zaharia, babai i Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi të pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.
Gjithashtu u shpall pafajësi nga Gjykata për Elia Zaharinë.