Radio Televizioni Publik Shqiptar, më në fund po duket se po shkon drejt qetësisë, pas emërimeve e shkarkimeve të komentuara apo proceseve gjyqësore.
Gazetari i aktualitetit dhe kronikës, Kreshnik Mersinllari do të drejtojë redaksinë e lajmeve si kryeredaktor i RTSH-së. Emërimi i tij është me afat të papërcaktuar, ndërsa më herët linja editoriale e Televizionit Publik, është drejtuar nga Olsi Lasku.
Kjo është një shenjë e mirë që një funksion i tillë, merret nga një gazetar profesionist që vjen nga terreni. Mersinllari ka një karrierë të gjatë në mbulimin e aktualitetit, por edhe tematikave sociale dhe ekonomike.