Në mars të këtij viti pritet që gjykata kushtetuese të vendos nëse pika 5 e nenit 6 e ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin është apo jo kushtetuese.
Por çfarë është kjo pikë e cila kërkohet të interpretohet nga gjykata kushtetuese?
Pasi disa magjistratë kanë kaluar me sukses proçesin e vetting në të dyja shkallët e tij. Përfshi këtu KPK dhe KPA, pra shkallën e parë e kolegjin e apelimit. Ata kanë konkuruar për tu emëruar si prokuror të SPAK apo gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme.
Por komisioni i vlersimit të figurave i ka përjashtuar ata për papërshtatshmëri edhe pse janë çertifikuar me vetting. Në rast të rrëzimit të këtij neni atëher magjistratt e skualifikuar kanë të drejtë emërohen në SPAK dhe GJKKO, ndërsa në rast të lënies në fuqi atëher ata do të konsiderohen të përjashtuar edhe pse kanë marrë pëlqimin e KLP-së apo KLGJ-së.
Neni 6
Procedura e verifikimit të kushteve të sigurisë përpara emërimit në detyrë
Pika 5
5. Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga:
a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;
c) një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;
ç) një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
E pikërisht pas padisë të depozituar në gjykatën administrative është kjo e fundit e cila ka inicuar një proçes kushtetues i cili do të vendos nëse është apo jo ky nen i ligjshëm.
Kjo seancë do të mbahet në 27 Mars 2025 ora 10 mbi bazë dokumentash, ndërsa si palë të interesuara janë ftuar qeveria Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti në rolin e propozuesit dhe ligjëvënësit.
Ky nen që sot kërkoeht interpretimi shterues i gjykatës kushtetuese është nen në një nga 7 ligjet e reformës në drejtësi e cila u miratua me ndryshimet kushtetuese me 140 vota në vitin 2016.
Njoftimi Gjykatës Kushtetuese: