Mëngjesin e sotëm, një 48-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij, në rrugën “Shën Stefani”, në Tiranë.
Lulzim Visha mësohet se ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është vrarë, ndërsa pista kryesore e hetimeve është hasmëria.
Dyshohet se vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një person disa vite më parë dhe sipas informacioneve, viktima është vëllai i Besnik Vishës.
Ky i fundit është dënur me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”, pasi më 10 prill të vitit 1997, ka vrarë më armë zjarri Refik Domin.
Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të viktimës, ndërsa më pas janë larguar me një automjet tip Porch të zi.
Mendohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në automjet janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.