Për afro 2 orë zjarrfikset dhe banorët e kompleksit Kika1 në Tiranë u përballën me rrezikun e flakëve që vinin nga kati -1.
Hetimet e policisë dhe ekspertëve kanë zbuluar se vatra e zjarrit ka ardhur nga kabina e kompresorëve të sistemit frigoriferik vendosur në katin e parkingut.




Ky sistem i përket supermarketit EcoMarket që ndodhet në këtë pallat.
Ky nuk është rast i izoluar ku kompresorat ftohës, Kondicionerët apo Gjeneratorët e bizneseve që operojnë në komplekse banimi vendosen në parkimet e pallateve.
Pritet që brenda pak ditësh Inspektoriati i Mbrojties së Territorit, Zjarrfikset dhe Policia e shtetit të nisin një aksion masiv për heqien e tyre.
Në zjarrin e sotëm tek Kika1 pati edhe të lënduar ndërsa ndërhyrja me shkallë e zjarrfiksëve shpëtoi një fëmijë të mitur.
Flakët shkaktuan dëme edhe në automjetet e parkuara aty, ku 3 u dogjën plotësisht.
Pmajet e Sistemit të Kompresorit ku nisën flakët
Njoftimi Policisë për ngjarjen
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.