Pas arresrimit dhe qëndrimit për disa orë në polici, shefi i policisë bashkiake Devoll z.Klevis Hoxha është proçeduar në gjendje të lirë.
WebLajm mëson se ndaj tij janë ngritur dy akuza: Ajo sipas nenit 242 dhe 274 e kodit penal. Mosbindje ndaj urdhërit të policisë si dhe prishje e qetësisë publike. Hoxha ka rezultuar i dehur sipas raportit të policisë. Ndërsa policët që ndoqën rastin skanë bërë as kallëzim penal ndaj tij për mosbindje e kundërshtim.
Shkak është bërë kërkesa e policisë që Hoxha dhe pjestarë të tjerë që ndodheshin në lokalin Labizar të ulnin volumin e muzikës, pasi po shqetësonin banorët dhe familjet në pallat përfshi dhe fëmijët e vegjël që flinin.
Kjo kërkesë ka acaruar kryepolicin e bashkisë i cili edhe në videon e transmetuar nga JOQ del e në mënyrë arrogante kundërshton policinë e fyen fqinjë. Ndërsa shoku i tij dhunon mjetet e parkuara të banorëve duke i thyer e dëmtuar ato.
Jo vetëm kaq por Kryepolici i Bashkisë me shokët e tij me shkelma kanë dhunuar pronat e qytetarëve duke shkaktuar dëme financiare.
Ajo që e bën të rëndë këtë situatë është lirimi disa orë pasi Hoxha është shoqëruar në polici.
Çdo shtetas tjetër sëpaku do arrestohej në kushtet e flagrancës dhe do të dilte para gjykatës.
Për rastin në fjalë, weblajm.com i ka dërguar një listë pyetjesh edhe kryebashkiakut të Devollit z.Eduart Duro.
Duro aktualisht ndodhet në Spak pasi dyshohet për shpërdorim detyre.
Deri në botimin e këtij lajmi z.Duro ska kthyer asnjë përgjigje. Por pyetjet mbetet dhe z.Duro si titullar i institucionit që ka vartës edhe policin Hoxha do duhet të përgjigjet.
Pyetjet ndaj Kryebashkiakut Duro
Z. Duro, përshëndetje! Jam Arsen Rusta, gazetar.
Po ju shkruaj në lidhje me një lajm që po ndjek pas denoncimit në JOQ.
A është ende z. Klevis Hoxha punonjës i Policisë Bashkiake Devoll?
Nëse po, prej sa kohësh e ushtron këtë detyrë?
Jeni në dijeni që ky shtetas është referuar pasi është shoqëruar për disa orë në polici për veprat penale: Mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe Prishje të qetësisë publike?
A është kompetencë e Policisë Bashkiake Devoll të ruajë qetësinë publike për qytetarët e këtij qyteti?
Si mund të ndodhë që një zyrtar publik të arrestohet për vepra penale për të cilat paguhet për të mbrojtur qytetarët?
Në pritje të përgjigjes tuaj, faleminderit.Këto pyetje janë bazuar në materialet që ndodhen në prokurori për z. Hoxha.
Pas publikimit të këtij Lajmi, Bashkia Devoll dhe z.Duro reaguan duke bërë publik nisjen e hetimit dhe pezullimin e z.Hoxha.
Përshëndetje Arsen! Ndaj Kryeinspektorit të Policisë bashkiake Devoll ka filluar procedura e masave disiplinore nga sot. Është pezulluar nga detyra.
Dosja e Plotë siguruar nga weblajm.com për skandalin e Kryepolicit Bashkiak në Devoll❗️
INFORMACION
Bilisht, më 29.01.2025
Salla Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
Sot më datë 29.01.2025, në komisariatin e Policisë Devoll, ora 03:30, ka bërë kallëzim penal shtetasi: A.N, i biri i xxxxx dhe i xxxxx i datëlindjes xxxxxx, lindur dhe banues në Bilisht,
Në kallëzimin e tij ky shtetas ka sqaruar faktin se shtetasit e mëposhtëm: Klevis Hoxha, i biri i xxxxx dhe i xxxxx, i datëlindjes xxxxxx lindur dhe banues në Bitinckë të rrethit Devoll, me arsim të lartë, i martuar, i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi shqiptare.
D.B,i biri i xxxxx dhe i xxxx, i datëlindjes xxxx , lindur dhe banues në Bilisht, lagja nr. 2, me arsim të lartë, beqar, i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi shqiptare.
Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë duke festuar në lokalin e tyre LABIZAR, në lagjen nr. 2 Bilisht, kanë krijuar zhurma shqetësuese për komunitetin. Gjithashtu, e kanë shkelmuar derën dhe si dhe i kanë dëmtuar xhamat e automjetit të tipit Mercedes Benz, me targë xxxxx.
Gjithashtu, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për mbylljen e lokalit dhe krijimin e zhurmave shqetësuese për komunitetin.
Në lidhje me këtë ngjarje janë kryer veprimet procedurale dhe, sa më sipër, materialet do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndjekje të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit Klevis Hoxha për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të parashikuara nga nenet 242 dhe 274 të Kodit Penal, si dhe të shtetasit D.B për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të parashikuara nga nenet 150, 242 dhe 274 të Kodit Penal.Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të lirë.
Klevis Hoxha me Policin Bashkiake e IMT Devoll