Për më shumë se 48 orë, Santorini është përballur me një valë të madhe të tërmeteve, që kanë arritur më shumë se 200 tërmete. Në këtë periudhë, disa kanë qenë të forta, duke shkaktuar shqetësime tek banorët dhe turistët në ishull. Situata ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve dhe ekspertëve të fushës, të cilët kanë shtruar shqetësimet për mundësinë e rrezikshmërisë më të madhe.
Për të monitoruar zhvillimet, dy ekspertët e njohur të sizmologjisë, Lekkas dhe Papazachos, kanë mbërritur në Santorini për të vlerësuar situatën. Ata janë duke realizuar takime me autoritetet lokale dhe po shqyrtojnë mundësitë e ndërhyrjes së mëtejshme.
Në një përpjekje për të garantuar sigurinë e popullsisë dhe për të përballuar çdo situatë emergjente, janë marrë masa të menjëhershme, duke përfshirë zgjerimin e masave të sigurisë për ishujt përreth Santorinit, si Anafi, Ios dhe Amorgos. Këto ishuj, për shkak të afërsisë së tyre, mund të preken nga efektet e tërmeteve, prandaj autoritetet po punojnë për të siguruar se nuk ka asnjë rrezik për jetën dhe sigurinë e banorëve dhe turistëve.
Aktualisht, autoritetet janë duke ndjekur zhvillimet me një mbikëqyrje të vazhdueshme, duke planifikuar veprime të mëtejshme për të mbrojtur sigurinë dhe për të parandaluar ndonjë pasojë më të madhe-shkruajnë mediat greke.
Pranë portit të Santorinit ka patur dyndje të qytetarëve për t’u larguar nga frika e aktivitetit sizmik të vazhdueshëm dhe intensiv.
Nga 6000- 9000 vetë, midis tyre edhe shtetas shqiptarë, janë larguar nga Santorini, teksa kompanitë ajrore dhe ato detare kanë shtuar fluturimet dhe anijet drejt Athinës e Pireut, ndërsa qindra banorë kanë fjetur përsëri natën në makinat e tyre.