Mbi 200 mjete në më pak se një javë janë hequr me karroatrec nga rrugët e tiranës. Duke mos u ndalur vetëm në lagjet e rrugët e qendrës karroatrec ka zbarkuar edhe në Astir e Laprakë.
Burime për weblajm.com bënë me dije se mjetet e marra me karroatrec sipas zonave do të parkohen në komisariatet përkatëse.
Fatura për çdo shkelës është afro 10 mijë lekë, 3000 gjoba për parkim të gabuar dhe 7000 mijë lekë karroatrec.
Kësaj kosto i shtohet edhe dita e qëndrimit në pikat e bllokimit, ndërsa ky aksion ka përfshirë gjithë tiranën.
Asnjë nga drejtuesit e mejteve që parkojnë mbi trotuare, vend kalimet e karrocave dhe pedanat e invalidëve, vijat e bardha dhe dysh në kes të rrugëve sdo të tolerohen sqaroi policia për weblajm.com
Ky aksion është mbështetur edhe nga kryepolici Ilir Proda i cili po e ndjek këtë aksion me vartësit e tij.
Këto masa dhe përdorja e Karroatrec për shkelsit do të shtrihet në 12 drejtorit e policisë në vend.
Foto Galeri nga Karroatrec në Aksion
Ky aksion ka marrë edhe vlersimin e mjaft qytetarëve të cilët në rrjetin social facebook të policisë kanë kërkuar të ndërhyhet edhe në lagjet e tyre.
Mes kërkesave janë:
Beni nje xhiro nga kjo rruga dytesore ne autostrade se lere trotuaret po parkojn në trotuare ne kryqezime duke penguar pamjen për te dal nga rruget e lagjeve ne rrugen dytesore burim aksitentesh dhe fatale se duht te dalesh ne gjysëm te rruges per te pare ake makine qe vjen na e majta aty kalojn makinat e policise por asgjë spo bejneJu pershendesim