Brikena Baxhaku numri dy i kolegjit profesional teknik Fultz ka përfunduar në Spak. WebLajm.com mëson se Baxhaku është thirrur nga Prokurori Elvin Gogaj për të dhënë deklarime për diplomimim e Bekind Këlliçit në këtë kolegj.
Baxhaku prej më shumë se dy dekada është drejtuese dhe numri dy i Fultz, Gjimnaz i cili drejtohet nga Arian Kepdani.
Pas përfundimit të kolegjit me 4 vite nga 5 që ishte cikli studimeve, Këlliçi u transferua në SHBA për të përfunduar Universitetin.
Vetë Këlliçi akuzat se ska përfunduar gjimnazin i ka cilësuar një sulm politik dhe hakmarrje të rivalit të tij Erion Veliaj.
Pamjet e Baxhakut në SPAK