Me akuza ndaj Ramës, Pankarta, Flamuj Amerikan dhe disa kapsolla opozita ka mbyllur protestën e 8 shkurtit. Kreu i saj Berisha tha se PD po bën çdo gjë që Opozita të bashkohet në një front të gjerë.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000280742-1024x683.jpg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000280750-1024x683.jpg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000280770-scaled.jpg)
Berisha bën ftesë për bashkim: Ju garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitarNdaj të vazhdojmë ne betejën tonë në çdo derë, në çdo mendje, në çdo zemër, për fitoren e thellë dhe përfundimtare të opozitës shqiptare më 11 maj.Të bashkohemi!Iu garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar.Ftoj të gjitha partitë politike që i thonë me ndërgjegje vetes opozitës, të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe, narkodiktaturës.Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës, të bashkoheni me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.Është programi i lirisë dhe të drejtave të njeriut, programi i përmbysjes së modelit të deritanishëm të përdorimit të buxhetit, programi i rritjes së rrogave dhe pensioneve, programi i modernizimit të shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe fushat e tjera.Ftoj të gjithë elektoratin gri: mos harroni gjë, historia ne shqiptarëve na ka mësuar se e keqja, se diktatura pas lufte nuk desh asgjë tjetër përveç heshtjes së shumicës.Se shumica e heshtur, me dashje apo pa dashje bëhet aleate e diktaturës. Ndaj të ngrihemi, heshtja të mos na topisë, por të shkojmë tek kutia e votimit. Të marrim të gjitha përgjegjësitë qytetare për të votuar dhe larguar me votën tonë regjimin më të keq, diktaturën më të keqe, më antishqiptare.Regjimin që kreu gjenocid të butë duke përzënë 1 milionë shqiptarë në 10 vite, regjimin e Edi Ramës.E kemi detyrim madhor ndaj fëmijëve tanë, por edhe ndaj atyre që nuk i kemi më, të luftojmë dhe fitojmë.Dhe unë u garantoj se me punë, me vizion, me vendosmëri, me mbështetje mbarëshqiptare, me mbështetjen e miqve tanë, 11 maji do të jetë dita e fitores së thellë, fitores së madhe të opozitës shqiptare.Rrofshi ju, rroftë Shqipëri.Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE