Dosja 5D e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës ka kaluar nga GJKKO për gjykim.
Ndaj Mariglen Qatos dhe Redi Mollës rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Ndaj Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia, rëndon akuza për shkelje të barazisë në tendera.
Është provuar se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k (e njëjtë me shoqërinë me emrin “V.A.S Konstruksion” sh.p.k), e cila është zotëruar në mënyrë indirekte nga shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, ish funksionarë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Drejtorisë në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.