Një shtrembërim i deklarimeve në gjykatë ndjekur me korrektësi nga gazetarët e kronikës në terren. Ka prodhuar orët e mbrëmjes lajmin FAKE nga një studio televizive me logo ndërkombëtare.
“Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje,” tha Karamuco.
Në sallën e gjykimit Nuredin Dumani (dëshmitari i drejtësisë) u përball sërish sot me ish shokët e tij të grupit kriminal të vrasjeve.
Aty u dëshmua se dy deputet kishin porositur vrasje. Por si një dëshmi pa prova e fakte por deklarim, gazetarët u treguan korrekt duke mos e raportuar si titull kryesor por si pjesë e lajmit.
Kjo dëshmi u tha në sy të prokurorit Behar Dirba dhe gjyqtares Engjëllushe Tahir e deleguar në sallën e GJKKO si Relatore.
Këto fakte për ata që ndjekin seancat dhe terrenin.
Por çdo gjë u amplifikua si fakenews nga gjithologu i krimeve Ervin Karamuço i cili për SPAK flet me kompetencë pa e ditur se ku hyhet e dilet. E aq më pak të jetë gaztear i akredituar pranë këtij institucioni apo “profesor” i SPAK.
weblajm.com sjell deklarimet e plota ku u fol edhe për deputetët.
DËSHMIA E NUREDIN DUMANIT dhe Enver Dida
Gjatë marrjes së tij në pyetje, i pandehuri Enver Diva tha se gjatë kohës së planifikimit të vrasjes së Talo Çelës, Nuredin Dumani takoi dy biznesmenë dhe 2 deputetë të cilët i dhanë një çantë me para.
Enver Dida
“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputet në një lokal, i dhanë foton e Talo Çeles dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam të vrarë, pse nuk i tregon ky këto?”
Nuredin Dumani e hodhi poshtë një pretendim të tillë duke thënë se nuk është e vërtetë, ndërsa Diva nuk përmendi emra.
Më tej, Dumani rrëfeu pse e donte të vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Ai tregoi çfarë nofkash ka përdorur në aplikacionet e koduara, teksa dha indicie të forta, se jo vetëm në SKY ECC por edhe në aplikacionet e tjera si “Matrix” dhe “Bikju Aquarius”, njohur me shkurtesat “BQ”, ka materiale të forta për implikimin e grupeve kriminale, politikës e biznesit, teksa për herë të parë, konfirmon komunikimet edhe me Suel Çelën. SINKRON: NUREDIN DUMANI:“Për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lekë sepse u përfshiva për hakmmarje pasi u vra Klevis Kapllani. Lekët i kanë sjellë të nesërmen në Vorë me një makinë, pagoi Erjon Alibej. Kam patur disa pine të ‘SKY ECC’, ku kam përdorur nofkat ‘Covid 19’, ‘Alkatraz’, ‘TotoRina’. Një nga makinat që u përdor në vrasjen e Bujar Çelës, u mor tek njerëzit e Vis Martinit. Ky mjet ishte planifikuar për t’u përdorur në vrasjen e Preng Gjinit por nga që nuk u realizua, u përdor në këtë vrasje. Talo Çelës ia kam thën në ‘Sky’ hajde takohemi sqarohemi, se unë do ti vras të gjithë. Talo Çela kishte urdhëruar Altin Ndocin të vriste vëllain tim. Suel Çela me çoi në aplikacionin “MATRIX” me foto një procesverbal të një dosje hetimore, ku Xhuljan Hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur të hapet MATRIX-si. Kam patur ‘SKY ECC’ edhe ‘MATRIX’, dolën pastaj edhe “BQ”, unë i kam dhënë prokurorisë gjithë pinet dhe pseudonimet e mia”Nuredin Dumani rrëfeu detaje se si u organizuan një sërë vrasjesh dhe nga kush, si ajo e Emiljano Ramazanit e Rigers Runajt, Dorian Shkozën apo Talo Çelën e Altin Ndocin. LIstën tha ai e bëri me Erion Alibejn të cilin shkoi ta takonte për ta sqaruar se në fakt nuk ishte vëllai Dashnor Dumani që I vrau të vëllain sikurse dyshonte bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë. I pyetur nga avokatët, për çfarë flisnin me Enver Divën, me një ftohtësi të pazakontë, Nuredin Dumani u përgjigj: “Për vrasje me pagesë flisnin, jo për politikë”
Por ky fakt e deklarim gjyqësor u shtrembërua me të killë titull❗️


Lexo më shumë
👇