Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar nismën për “pasaportat e arta” për milionerët që duan të marrin shtetësinë amerikane, pasi ka deportuar 37,660 persona në muajin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Për të blerë pasaportën amerikane duhet të shpenzosh 5 milionë Dollarë.
Presidenti amerikan tha se edhe oligarkët rusë, disa prej të cilëve ai i quajti ‘njerëz shumë të mirë’, do të lejoheshin të kualifikoheshin për të blerë “pasaportat e arta” nëse dëshirojnë.
Këtë njoftim, Trump e bëri nga zyra ovale gjatë ditës së martë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
“Njerëz të pasur do të vijnë në vendin tonë duke blerë pasaportat e arta. Ata do të jenë të pasur dhe të suksesshëm, dhe do të shpenzojnë shumë para, do të paguajnë shumë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz”, tha Presidenti Trump.