16 dhjetori shënoi një moment deçiziv se si SPAK do drejtohet për 3 vitet që vijnë.
WebLajm sjell pamjet kur ambasadorja Yuri Kim mbërriti në sallën e KLP Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa po prezantohej kandidati Edvin Kondili. Kandidat për të cilin media raportonte se ishte fitues dhe kishte mbështetjen e mazhorancës dhe anëtarëve të KLP.
E teksa i gjithë proçesi u ndoq nga vartësit e Kim, në momentin final ajo mbërrit vetë duke ndjekur rezultanin që shpalli fitues Altin Dumanin.
Prania e Kim në sallë vuri jo pak në pozitë anëtarët e KLP të cilët edhe pse e vunë re atë, zyrtarisht e mësuan nga kryetari Alfred Balla i cili në fund tha se paskemi edhe praninë e ambasadores.
Teksa pati pak minuta pushim për të arritur tek votimi pas prezantimit të kandidaturës nga Kondili. Kim refuzoi edhe një ftesë për kafe nga Balla duke pritur në sallë rinisjen e seancës dhe votimin. Ajo i tha Ballës se “po qëndroj në sallë, sdo doja të keqinterpretohej takimi ynë”. Asnjë nga kandidatët se priti rezultatin në sallë ndërsa Kim pasi u shpall fitues Dumani u largua pa një koment për mediat. A ndikoi ambasadorja në këtë zgjedhje nuk dihet, por ajo që u kuptua në atë sallë ishte se mungesa e saj do të prodhonte me siguri një tjetër fitues.
Një detaj tjetër që tregon se prania e ambasadores në KLP ishte e papritur dhe e paftuar ëshrë dhe tyreza ku do qëndronin palët e treta. Emri i saj mungon, krah delegacionit të BE, zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Odapt apo Ministrisë së Drejtësisë.
Nga kjo garë Altin Dumani mori 5 vota, Edvin Kondili 4 dhe Adnand Xholi 1 votë. Nga 11 anëtarë votuan 10 një anëtare mungoni.